Qeveria e Kubës ka bërë lëshimet e para ndaj protestuesve që prej disa ditësh kanë pushtuar rrugët e qyteteve kryesore të vendit.
Kështu, nga dita e nesërme do të hiqen përkohësisht deri më 31 dhjetor 2021 tarifat për të gjitha produktet ushqimore dhe mjekësore që vijnë nga jashtë.
Lajmi u dha përmes një deklarate për shtyp në televizionin shtetëror nga kryeministri Manuel Marrero.
Prej disa ditësh protestat kanë shpërthyer në Kubë kundër masave shtrënguese ndaj pandemisë, mungesës së vaksinës dhe ushqimeve. Deri tani, raportohet se një protestues ka humbur jetën, por policia nuk e ka marrë përgjegjësinë e kësaj ngjarje. (A2 Televizion)