
Nga akademia e Forcave të Armatosura, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, i ktheu përgjigje studentëve që protestojnë para Ministrisë së saj.
Vendimin për mësim online e quajti të vështirë, por të detyruar nga rrethanat.
“Nuk është aspak e këndshme për mua sot, të uroj vitin e ri akademik me auditorë të zbrazura. Janë rrethana që nuk mund t’i shmangim, por vetëm duhet t’i përballojmë me sa më shumë kurajë. Jam e vetëdijshme për vështirësitë që kemi përpara. Vendimi nuk është aspak i lehtë, por është i imponuar nga pandemia, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e virusit. Si ministre, gjej rastin të apeloj për më shumë durim dhe fleksibilitet. Është shumë e rëndësishme të menaxhojmë situatën, duke ndjekur edhe metodat specifike të secilit universitet”, u shpreh ministrja Kushi. (A2 Televizion)