Protestat, mbi 600 të arrestuar në Bjellorusi. Zyrtarja e opozitës ndalohet nga persona të maskuar

Nga A2 CNN
7 Shtator 2020, 20:06 | Bota
Protestat, mbi 600 të arrestuar në Bjellorusi. Zyrtarja e

Policia e Bjellorusisë arrestoi 633 persona në protestat së dielës, që u zhvilluan kundër Presidentit Aleksandër Lukashenko.

Njoftimi erdhi nga Ministria e Brendshme me anë të një deklarate. Ndërkohë, zyrtarja e njohur opozitare, Maria Kolesnikova, është ndaluar nga disa persona të maskuar, sipas mediave lokale. Nuk dihet ende vendndodhja e saj dhe nëse ata që e ndaluan ishin pjesë e policisë.

Autoritetet ndërhyjnë vazhdimisht kundër demonstratave masive, të cilat nisën që pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, që u konsideruan gjerësisht si të manipuluara. Njësoj si fundjavat e kaluara, edhe të dielën mijëra qytetarë pushtuan rrugët e qyteteve kryesore të Bjellorusisë duke kërkuar dorëheqjen e Lukashenkos.

Por, presidenti i cili qëndron në pushtet nga viti 1994, nuk pranon akuzat dhe kërkesën për t’u tërhequr nga politika. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos