Protestat në Bjellorusi, Lukashenko: S’ka zgjedhje të reja derisa të më vrisni

Nga A2 CNN
18 Gusht 2020, 15:31 | Bota
Protestat në Bjellorusi, Lukashenko: S’ka zgjedhje të reja

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, vijon të kundërshtojë zërin e fuqishëm të protestuesve. Madje po përdor dhe deklarata diktatorësh.

“Nuk do të ketë zgjedhje të reja derisa të më vrisni”, është shprehur kreu i shtetit sipas disa pamjeve të publikuara nga mediat lokale.

Këto komente, Lukashenko i bëri ndërsa vizitoi një fabrikë në Minsk, gjatë së cilës u kritikua nga një grup punëtorësh që thërrisnin “largohu!” në unison.

https://a2news.com/2020/08/11/viktima-gjate-protestave-ne-bjellorusi-opozitarja-tikhanovskaya-largohet-nga-vendi/

Kjo është një tjetër shenjë që mbështetja për liderin, në pushtet prej 26 vitesh, po bie. Protestat masive dhe grevat kundër Lukashenkos nisën pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat u konsideruan nga vëzhguesit e pavarur dhe opozita si të pandershme dhe jo të lira.

Votimi i 9 gushtit është kritikuar edhe nga një pjesë e madhe e komunitetit ndërkombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos