Një tërmet me magnitudë 6,6 ka goditur Filipinet në orët e para të ditës së martë.
Lëkundjet u ndjenë në Detin Samar, disa kilometra larg qytetit Kataingan, që ka pësuar dëme të shumta, me godina të rrëzuara. Deri tani, raportohet vetëm një i vdekur në qytetin me 50 000 banorë.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën për të shpëtuar njerëzit që kanë mbetur nën rrënoja. (A2 Televizion)