Anëtarë të komunitetit iranian dhe grupet e ekstremit të majtë, u përplasën me policinë në një protestë në Athinë, përpara godinës së ambasadës iraniane.
Protesta vjen pas demonstratave që kanë përfshirë Republikën Islamike pas vrasjes së një të reje nga Policia e Moralit, pasi nuk kishte vendosur si duhur shaminë.





Prostuesit në Athinë donin të afroheshin më shumë pranë selisë diplomatike, por nuk u lejuan nga forcat e rendit të cilët i shpërndarë, duke përdorur dhe dhunë.
Pjesëmarrësit mbanin në duar dhjetëra parulla mes të cilave shkruhej se “Homofobia dhe seksizmi vrasin” apo “Gratë nuk kanë të drejta në Iran, ato trajtohen si kriminele”. (A2 Televizion)