
Ukraina i kërkon vendeve të perëndimit që ta ndihmojnë më tepër në luftën kundër Rusisë duke i dërguar armatime.
Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba kërkoi më shumë sanksione për ta izoluar plotësisht Rusinë duke bërë që presidenti Putin të dështojë dhe në këtë mënyrë të shmanget një Luftë e Tretë Botërore.
“Ne këmbëngulim në mbylljen e porteve globale për anijet ruse, duke refuzuar përpunimin e ngarkesave që janë rrugës për në Federatën Ruse, në heqjen e bankave të reja ruse nga sistemi SWIFT–kryesisht Sberbank. Ne u bëjmë thirrje qeverive dhe klientëve që të bojkotojnë kompanitë derisa të ndërpresin aktivitetet e tyre në Rusi. Rusia duhet të ndalet tani metë gjitha mjetet në dispozicion. Ndërsa ukrainasit po ndalojnë Rusinë duke paguar çmimin e jetës së tyre, vuajtjeve dhe qyteteve të shkatërruara, më e pakta që mund të bëjnë bizneset është të largohen nga tregu rus dhe për këtë arsye të na ndihmojnë të ndalojmë mekanizmin e agresionit rus”, tha Kuleba. (A2 Televizion)