
Të paktën 9 persona humbën jetën dhe 9 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e bombardimeve nga ana e Rusisë ndaj një tjetër kulle televizive në Ukrainë.
Sipas guvernatorit të rajonit Rivne, kulla e transmetimeve televizive dhe ndërtesa pranë që ndodhen në fshatin Antopi u goditën nga dy raketa ruse, në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Vitaliy Koval shtoi se nën rrënojat e ndërtesës së shkatërruar dyshohet se ka ende njerëz. (A2 Televizion)