
Përpjekjet e dyshes franko-gjermane për të gjetur një zgjidhje për dialogun Kosovë-Serbi, u konfirmuan edhe në Çeki.
Në samitin e Komunitetit Politik Europian, presidenti Emmanuel Macron, dhe kancelari, Olaf Scholz, zhvilluan takime me përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës.
“Mirënjohëse presidentit Macron dhe kancelarit Scholz për takimin e sotëm, për përkrahjen e tyre për Kosovën dhe angazhimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajonin tonë!”, shkruajti presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Facebook.
Megjithatë nuk jep shumë detaje se çfarë diskutoi në takim. Ndërsa, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dha më shumë detaje.
“Temat kryesore të bisedës me Macron dhe Scholz ishin Kosova dhe rruga europiane e Serbisë. Besoj se kam përfaqësuar me përgjegjësi dhe seriozitet vendin tonë dhe interesat e tij”, njoftoi Vucic. (A2 Televizion)