Provokim koreano-verior, testohet tjetër raketë interkontinentale

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2022, 07:33 | Bota
Provokim koreano-verior, testohet tjetër raketë interkontinentale

Vijojnë provokimet nga ana e Koresë së Veriut me testimet e shpeshta të raketave me rreze të gjatë të veprimit.

Një tjetër raketë, kësaj herë interkontinentale, është lëshuar nga shteti komunist në drejtim të detit të Japonisë.

Sipas mediave lokale, vektori ra shumë pranë ishullit të Hokkaido, duke vënë autoritetet japoneze në gatishmëri.

"Për të forcuar monitorimin dhe mbikëqyrjen tonë, ushtria jonë është në gatishmëri dhe në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara”, shkruhet në një deklaratë të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Koresë së Jugut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos