Prurjet e larta hidrike, liqeni i Fierzës arrin në 292 m, vetëm 4 m nga kuota maksimale

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 14:51 | Aktualitet
Prurjet e larta hidrike, liqeni i Fierzës arrin në 292 m, vetëm 4

Baseni me i madh ujëmbledhës në vend për prodhimin e energjisë elektrike, liqeni i Fierzës është vetëm 4 metra larg pikës maksimale të tij.

Këtë të shtunë, liqeni i Fierzës arriti në Kuotën e 292 metrave, nga 296 metra që është kuota maksimale.

Reshjet e rëna javët e fundit kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike e për rrjedhojë edhe atë energjitike të vendit. Burime nga KESH bëjnë të ditur se të katër turbinat e hidrocentralit të Fierzës janë në punë me kapacitet të plotë.

Gjatë janarit, KESH eksportoi rreth 135 mije megavat/orë energji.

Ndërsa, në po të njëjtën periudhë ka depozituar në Kosovë rreth 164 mijë megavatorë energji elektrike, për ta rimarrë, sipas marrëveshjes, gjatë muajve të verës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos