
Me fillimin e legjislaturës së 10 të Kuvendit, Partia Socialiste ka ndarë dhe kryetarët e disa prej komisioneve më të rëndësishme parlamentare.
Kështu, Klotilda Ferhati do të jetë në krye të Komisionit të Ligjeve, ndërsa Eduard Shalsi do të drejtojë Komisionin e Ekonomisë.
Komisioni i Jashtmi, Mimi Kodhelin, drejtues i Komisionit të Sigurisë është caktuara Nasip Naço.
Gjithashtu, janë caktuar dhe nënkryetarët e komisioneve, ku Klotilda Spahiu do të jetë nënkryetare te Shëndetësia, Petro Koçi në komisionin e Medias dhe Etilda Gjonaj në Komisionin e Integrimit.
Ermonela Felaj do të marrë një tjetër post të rëndësishëm, atë të nënkryetares së kuvendit. (A2 Televizion)