PS “lëshoi” Ahmetajn, Rama: Autorizimi duhej miratuar, SPAK na dorëzoi një dosje voluminoze

Nga A2 CNN
14 Korrik 2023, 18:59 | Politikë
PS “lëshoi” Ahmetajn, Rama: Autorizimi duhej miratuar, SPAK na

Në mesazhin drejtuar opinionit publik pas votimit të sotëm në Kuvend, ku me 117 vota u autorizua SPAK për të arrestuar Arben Ahmetajn, kryeministri Edi Rama tha se vendimi u mor pasi organi i akuzës paraqiti një dosje voluminoze hetimore.

Arben Ahmetaj nuk është asnjë njeri i panjohur dhe as një bashkëpunëtor i largët për mua. Është një nga bashkëpunëtorët që kamë takuar më shumë, kam komunikuar më shumë në telefon, kam diskutuar më shumë gjatë këtyre viteve. Rasti i sotëm ishte një rast kur kërkesa e prokurorisë duhej miratuar. Këtë herë na u vu përpara dosja e një pune voluminoze hetimore. Ajo dosje krijon përshtypjen se ka dyshime të mjaftueshme për të mos e ndaluar autorizimin e kërkuar nga SPAK-u”, tha Rama.

Në vijim kreu i qeverisë u shpreh se nuk do të ketë më komente nga ana e tij për çështjen e aferës së inceneratorëve për të cilën Ahmetaj akuzohet dhe kërkoi nga drejtësia që të provojë nëse ish-numri dy i qeverisë është apo jo fajtor.

Nuk më takon mua ta them që Arben Ahmetaj është fajtor apo i pafajshëm. Tani është në dorën e drejtësisë për të na provuar në është një rast fajësie apo pafajësie”, deklaroi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos