"Të dëgjohen qëndrimet e të gjithë deputetëve," PD e Berishës kërkon mocion me debat për "Ahmetajn"

Nga A2 CNN
14 Korrik 2023, 16:50 | Politikë
"Të dëgjohen qëndrimet e të gjithë

Deputetët e Grupimit të Sali Berishës në Partinë Demokratike i kanë dërguar kryeparlamentares Lindita Nikolla një kërkesë për mocion me debat publik urgjent në Parlament.

Kërkesa për mocion me debat është bërë për çështjen e inceneratorëve dhe zhvillimet e fundit që në qendër kanë ish-numrin dy të qeverisë Rama, Arben Ahmetaj.

Sipas asaj që deklarojnë deputetet e Berishës, kërkesa e SPAK për arrestimin dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së ish zv/ministrit Arben Ahmetaj dëshmon që “afera e inceneratorëve është aq e madhe, sa përfshin edhe organet e qeverisë deri në majën e kupolës ku përfshihen edhe ministra dhe zyrtarë të tjerë dhe kryeministri Edi Rama.”

PD e Berishës e cilëson seancën e sotme plenare antikushtetuese dhe për këtë arsye, kërkon nga Parlamenti që të mbahet mocioni me debat.

Pas dërgimit të kësaj kërkese nga “Rithemelimi”, brenda tre ditëve duhet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të marrë një vendim, por deputetët kërkojnë që Konferenca e Kryetarëve të mblidhet që sot dhe çështja të futet në rendin e ditës për seancën e të enjtes së ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos