Pëllumbi kritikon Bardhin: Fjalën e fundin e thotë Gjykata, Rama nuk përmendet askund nga SPAK

Nga A2 CNN
14 Korrik 2023, 10:51 | Politikë
Pëllumbi kritikon Bardhin: Fjalën e fundin e thotë Gjykata, Rama

Deputeti socialist, Arben Pëllumbi, u shpreh në seancën ku po diskutohet raporti i SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt se është gjykata ajo që thotë fjalën e fundit për fajësinë e ish-zv.kryeministrit dhe jo politika.

Sipas Pëllumbit, kreu i grupit të PD-së, Bardhi përmendi shumë emra gjatë fjalës së tij në kuvend, mes të cilëve dhe atë të kryeministrit, i cili nuk shfaqet askund në raportin e SPAK.

“Që në momentin e parë kur u mblodh Këshilli i Mandateve, qëndrimi i opozitës ka qenë politik, kundër procedurës. Edhe sot që duhet të ndiqnim procedurë, Bardhi mbajti një qëndrim politik, larg raportit që lexoi. Ne nuk jemi gjykatë dhe prokurorë, nuk mund të japim mendime personale. Kemi një raport të SPAK që duhet të ndeshet në Gjykatë me kolegun tonë dhe është ajo që jep vendimin. Deri në atë kohë të gjithë duhet të njohim prezumimin e pafajësisë. Bardhi përmendi shumë emra, shumë kolegë dhe përmendi kryeministrin, emri i të cilit nuk rezulton askund në raportin e SPAK. Tolerancën tonë e konsideruat dobësi, ky është një gabim i rëndë”, tha Pëllumbi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos