PS nuk ndalet, pas shkarkimeve vendim për mbledhje kryesie

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2018, 18:36 | Politikë
PS nuk ndalet, pas shkarkimeve vendim për mbledhje kryesie

Partia Socialiste do të vazhdojë të jetë aktive edhe në orët e fundit të këtij viti. A2 ka mësuar se të shtunën në orën 09:00, PS do të mbledhë kryesinë sërish.

Burimet thonë se axhenda e saj do të fokusohet te punët organizative të partisë, si dhe për të reflektuar ndryshimet dhe vendimet e marra në asamble.

Ndërsa pasditen e sotme Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje informale me anëtarët e kabinetit qeveritar.

Ndërkohë, kreu i grupit të PS, Taulant Balla, me anë të një postimi në “Twitter”, reagoi duke thënë se pas ndryshime në qeveri ka ende punë për të bërë në parti.

https://twitter.com/taulantballa/status/1078681389715865601

Socialistët me shumë gjasa, nuk do ta mbyllin vitin edhe pa konferencën e fundvitit të Kryeministrit Rama, i cili do të japë “llogari” përpara medias. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos