PS: Të enjten nisim procedurat për shkarkimin e Presidentit

Nga A2 CNN
10 Qershor 2019, 09:50 | Politikë
PS: Të enjten nisim procedurat për shkarkimin e Presidentit

Partia Socialiste do të nisë të enjten procedurat e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, pas vendimit të tij për të shfuqizuar dekretin për caktimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali, tha në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS se vendimi i Presidentit ishte një akt brutal ndaj Kushtetutës.

https://a2news.com/2019/06/10/anuloi-zgjedhjet-meta-rrezik-real-per-tension/

“Të enjten në seancë plenare të zhvillohet një debat i gjatë parlamentar duke shtjelluar të gjithë argumentet se si Ilir Meta ka sulmuar brutalisht Republikën dhe ka shpikur një institucion të padëgjuar, ka shpikur një institucion që nuk ekziston, ç’dekretimin. I takon Kolegjit Zgjedhor apo Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ta shqyrtojë juridikisht këtë vendim”, tha Spiropali.

https://a2news.com/2019/06/10/rama-ne-kryesi-asgje-nuk-na-ndal-rezolute-per-shkarkimin-e-presidentit/

“Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë pozicion, dhe Parlamenti do të nisë procedurat e shkarkimit të Presidentit. Sigurisht që do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të marrë vendimin përfundimtar, po kjo nuk na pengon që të nisim procedurat”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos