
Johann Wadepuhl, nënkryetar i koalicionit CDU/CSU që drejton Gjermaninë, iu rikthye sot sërish çështjes shqiptare, duke deklaruar si vendimi i presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve vendore duhet pranuar nga palët politike.
“Pas vendimit, ekziston një situatë e re politike. Palët duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Kjo nënkupton që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike”, u shpreh Wadephul, i cili sipas raportimit të Deutsche Welle vijoi duke thënë se “çdo gjë tjetër do të ishte jo evropiane dhe do t'i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e procesit të aderimit”.
Presidenti Meta dhe Wadephul ishin takuar pak ditë më parë në Berlin. (A2 Televizion)