PS zyrtarizon kërkesën për zgjerimin e hetimit në Komisionin për shkarkimin e Metës

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 18:33 | Politikë

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka bërë një kërkesë zyrtare, të firmosur nga 56 deputetë, në Kuvendit për të futur në Komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit përplasjet e fundit të Metës për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese me anëtarë.

“Presidenti i Republikës në një kurs përplasje të plotë të tij me Kuvendin dhe institucione të tjera kushtetuese, ka vijuar cenimin e Kushtetutës me pasoja të rënda, përmes veprimeve konkrete apo mosveprimeve të qëllimshme. Rrjedhimisht, vlerësojmë të domosdoshme që edhe këto veprime të bëhen pjesë e vlerësimit nga Kuvendi i Republikës, në kuadër të procedurës së nisur tashmë për shkarkimin e Presidentit të Republikës”, thuhet ndër të tjera në këtë kërkesë.

Ndërsa, mazhoranca ka marrë këtë nismë, në anën tjetër, Presidenti ka bërë thirrje për mbajtjen e një referendumi dhe në datën 8 dhjetor, që përkon me ditën e Rinisë, ka thërritur një tubim në sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos