Pse Katari dhe Japonia po luajnë në Kupën e Amerikës?

Nga A2 CNN
16 Qershor 2019, 22:33 | Futboll
Pse Katari dhe Japonia po luajnë në Kupën e Amerikës?

Kupa e Amerikës është kompeticioni kontinental i kombeve të Amerikës së Jugut dhe tifozët e futbollit ndoshta po pyesin veten: po Katari dhe Japonia pse po luajnë në këtë turne?

CONMEBOL, organi drejtues i futbollit në Amerikën e Jugut, i ka bërë ftesë këtyre dy kombëtareve, ashtu siç ka bërë ftesë edhe për kombëtare të tjera në turnetë e mëparshëm që ka organizuar. Kjo sepse konfederata ka vetëm 10 kombe anëtare dhe gjithmonë fton dy të jashtëm për të plotësuar numrin.

Herët e kaluara kanë qenë vende si SHBA, Meksikë dhe kombëtare nga Karaibet për shkak të afërsisë gjeografike. Por, këtë radhë, u vendos që për herë të parë të ftoheshin dy vende jashtë Amerikës.

Katari është në grupin B me Kolumbinë, Paraguajin dhe Argjentinën; ndërsa Japonia ndodhet në grupin C me Ekuadorin, Uruguajin dhe Kilin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos