
I ftuar në “A2 Business” nga Aurora Sulçe, eksperti i ekonomisë, Klodian Muço ka ngritur pyetjen se përse vazhdon të mblidhet ende Bordi i Transparencës, ndërsa nuk ka asnjë njoftim as se kush janë anëtarët e saj dhe as një deklaratë se Bordi është mbledhur realisht.
Kësaj pyetjeje i është përgjigjur Ilir Bejtja, Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, sipas të cilit, ndryshimi i çmimeve të karburanteve ndodh pasi ndryshon çmimi në Bursë dhe për këtë ai tha se Bordi bën verifikimet çdo ditë për të parë luhatjet e çmimeve në Bursa dhe këto ndryshime reflektohen vetëm nëse diferenca është mbi 2-3 lekë.
Bordi nuk është transparent, sepse nuk dihet akoma edhe sot se kush janë anëtarët që bëjnë pjesë në të. Sot nuk ka një dokument që Bordi të dalë me një vendim dhe se si përcaktohet. Sepse ka vendime të marra nga Bordi, por nuk ka një deklaratë që Bordi është mbledhur realisht.
Klodian Muço
Bordi bashkëdrejtohet nga dy ministra, ministrja e Financave dhe ministrja e Energjisë. Jemi në shumicë entet publike dhe pesë përfaqësues nga shoqata e bizneseve të naftës.
Ilir Bejtja
Praktikisht mblidhet Bordi, ndërsa vetë ministrja e Financave që është pjesë e këtij Bordi ka një sistem elektronik të fiskalizimit që ka një informacion në kohë reale se si ndryshojnë çmimet.
Klodian Muço
Sepse ndryshon çmimi në Bursë. Dhe ne këtë e bëjmë në verifikim çdo ditë. Mblidhet të paktën dy herë në javë dhe verifikon nëse ka ndryshim të rëndësishëm të çmimit. Dhe ne referojmë ndryshimet që i kalojnë 2-3 lekë, pra nuk mblidhemi për 1 lekë diferencë. Pra, nëse ka një periudhë një javë që nuk është mbledhur Bordi ka qenë sepse nuk ka pasur ndryshim të rëndësishëm në çmim. (A2 Televizion)
Ilir Bejtja