Pse përmbyten disa zona? Inxhinieri zbulon arsyet në A2

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 20:55 | Aktualitet
Pse përmbyten disa zona? Inxhinieri zbulon arsyet në A2

Inxhinieri Fitim Ballo, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, tregoi disa nga arsyet pse disa zona në vendin tonë përmbyten më shpesh.

“Tetor-maj janë muajt më të vështirë për vendin. Përmbytjet ndodhin sepse Shqipëria është vend malor dhe lumenjtë kanë pjerrësi të madhe. Kur nisin shirat, rriten prurjet dhe shpejtësia shkon 40 km/h. Ka dhe shumë diferenca në reshje sepse kombinohet zona fushore, kodrinore dhe malore. Dy janë rrethet që kanë më shumë reshje: Shkodra dhe Gjirokastra. Tani, shumë po flitet dhe shumë po flasin, por nuk po marrim vesh gjë. Pse nuk thotë njeri sa milimetra shi kanë rënë në Shkodër? Nuk duan të tregojnë këtë sepse detyrimisht del edhe prurja dhe kuptojmë nëse reshjet janë 1 herë në 20 vjet apo 50 vjet. Projektet për parandalimin e përmbytjeve janë bërë me kohë, por ato zhduken sa herë që ndërrohen drejtuesit e Emergjencave Civile. Pa projekte, nuk bëhet dot”, shpjegoi Ballo.

“Inxhinieri shtoi se në Shkodër, përmbytjet kanë ndodhur çdo kohë, prandaj janë ndërtuar edhe 3-4 hidrovorë. Argjinaturat janë ndërtuar 60-70 vjet përpara, hidrovoret duhen dyfishuar, pasi nuk janë më ekuilibrat e atyre viteve. Janë 650 diga që rrinë gjithmonë plot. Po të ishin bosh, që të komandohen, nuk ndodhin këto përmbytje. Është edhe faktori njeri dhe investim”, shtoi Ballo.

Kur u pyet pse nuk zbatohen projektet, inxhinieri u përgjigj: “Neve luajmë domino, nuk na thërret njeri. Nuk duan të na marrin sepse ne i themi të vërtetën. Këta duan inxhinierët që i thonë ta bëjnë punën ashtu siç duan ata. Këta duhet t’i thërrasin mendjes që ta zgjidhin këtë punë, pasi çdo vit kjo situatë është këtu te ne”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos