Dajçi nën ujë, administratori: Po i afrohemi përmbytjes së vitit 2018

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 15:13 | Aktualitet
Dajçi nën ujë, administratori: Po i afrohemi përmbytjes

Situata e përmbytjeve në Njësinë Administrative Dajç të Bashkisë së Shkodrës, paraqitet më e rënduar se një ditë më parë.

Në këtë zonë, është rritur jo vetëm sipërfaqja e tokës nën ujë, por edhe niveli i ujit. Sipas banorëve të zonës, në 24 orët e fundit niveli është rritur me 30 cm.

Ndërkohë, administratori i Dajçit, Gjovalin Darragjati, shprehet se po i afrohemi nivelit të përmbytjeve të vitit 2018. Ai paraqet disa problematika lidhur me situatën.

Edmondi, banor i lagjes “Maçaj” në Dajç, ka disa vite që është kthyer nga emigracioni në Gjermani. Me të ardhurat e siguruara nga emigracioni, për të qenë edhe afër prindërve të tij, ai ka ndërtuar një biznes bimësh dekorative, por edhe mbarështimit të shpendëve në kushte bio.

Përmbytjet e mëparshme dhe kjo e radhës i kanë shkaktuar dëme të shumta. Edhe pse reshjet kanë pushuar, sipërfaqja e ujit vijon rritjen për shkak të shkarkimeve të hidrocentraleve në kaskadat e Drinit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos