
Në Obot të Shkodrës mund të kalohet vetëm përmes motobarkës, pasi e gjithë zona ndodhet nën pushtetin e ujit, ku niveli ka shkuar në një meter lartësi.
Niveli i ujit në këtë zonë ka kaluar një metër dhe duket sikur ky vend ka qenë përherë kështu, ndoshta një moçalishte. Më shumë se 40 shtëpi në Obot të Shkodrës janë të rrethuara nga uji, ndërsa përgjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe mungesë të ujit të pijshëm, për shkak të dëmtimit të ujësjellësit.
Kësisoj, banorët janë furnizuar me ujë nga efektivët e ushtrisë. Në total, në Shkodër janë përmbytur 2130 hektarë tokë, ndërsa situata më problematike paraqitet në Anën e Malit dhe Dajç, ndërsa në rrugën që lidh fshatrat Dirq dhe Darrgjat gjithashtu ka prezencë uji mbi 1 metër. (A2 Televizion)