
Bashkia e Shijakut njofton se sot ka ngritur grupin e punës për të llogaritur dëmet e shkaktuara si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen gjatë muajit janar.
Sipas njoftimit zyrtar të Bashkisë, qeveria shqiptare do të dëmshpërblejë këtë kategori në bazë të faturave të dëmeve. “Bashkë do kalojmë çdo vështirësi”- thuhet në njoftim.
Një ditë më parë në Absolut 4 kreu i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, bëri të ditur se është ngritur grupi i punës për vlerësimin e dëmeve. (A2 Televizion)