KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Gerd Hoxha

Nga A2 CNN
6 Korrik 2022, 16:39 | Aktualitet
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Gerd Hoxha

Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Tiranës Gerd Hoxha. KPA vlerësoi se konfirmimi në detyrë i Hoxhës nga KPK në qershor 2021 duhet të lihej në fuqi.

Kolegji pranoi kërkesën e Komisionerit Publik, Darjel Sina për çeljen e hetimit dhe rikryerjen e analizës financiare për pasuritë e gjyqtarit Gerd Hoxha, ndërsa ky i fundit prapësoi pretendimet e Komisionerit dhe dorëzoi akte që u administruan si prova.

Pas rivlerësimit KPA vendosi ta rikonfirmojë në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos