
Gjatë vizitës së tij në Hungari, Kryeministri Edi Rama është takuar edhe me futbollistin e kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili është pjesë e skuadrës hungareze Ferencvaros.
Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar një foto me sulmuesin e kombëtares, i cili kishte përgatitur edhe një dhuratë për kryeministri, një bluzë të Ferencvaros me emrin Edi Rama.
Rama njihet si një tifozë i Juventusit në Itali, skuadër të cilës shqiptari i shënoi pak kohë më parë në Champions League.
“Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t'i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë”, shkroi Rama bashkëngjitur fotos. (A2 Televizion)