
Skuadrat e kreut në Francë, edhe pse javë pas jave janë përpara Paris Saint Germain në renditje, e ndjejnë jo pak presionin e kampionëve të Francës.
Kjo u vërtetua këtë fundjavë, atje ku Lille dhe Lyon gabuan përballë kundërshtarëve respektivë, duke lënë pikë të rëndësishme në garën e titullit.
Lille barazoi 1-1 me Strasburg, e megjithatë vazhdon të kryesojë, por tashmë me dy pikë diferencë nga parizienët e vendit të dytë.
Lyon i vendit të tretë kishte gjithashtu mundësi të ngjitej më lart në renditje, por skuadra e Rudi Garcia u ndal nga Marseille, gjithashtu në barazim 1-1. (A2 Televizion)