PSG vendos çmimin e Mbappe

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 21:56 | Futboll
PSG vendos çmimin e Mbappe

Paris Saint Germain i ka vendosur çmimin yllit të ekipit, Kylian Mbappe. Ai klub që dëshiron të blejë sulmuesin francez do të duhet të derdhë në arkat e PSG plot 250 milionë euro. As më pak, e as më shumë.

E ardhmja e Mbappe vijon të mbetet e paqartë. PSG ka edhe një vit kohë për ta bindur futbollistin që të rinovojë. Sulmuesi është lejuar të kthehet me ekipin e parë, ndërkohë që nuk ka oferta nga Real Madrid.

Mbappe nuk do të thotë publikisht që dëshiron të largohet nga PSG, kështu që çdo klub që kërkon shërbimet e tij, do të duhet të paguajë shifrën e vendosur nga Katari për të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos