Post-traumës që krijuan situatat e ditëve të fundit dhe përjetimit të një dukurie natyrore siç ishte tërmeti i së shtunës, për psikiatren Arjana Rreli, pasojat do t’i duken pas 4 javësh. “Secili nga ne reagon, mekanizmi i frikës është human. Pra rritën rrahjet e zemrës, ekzagjerohet fantazia, kështu që në këtë proces asnjë nuk duhet të shqetësohet sepse jemi brenda normalitetit”, thotë ajo, ku për normalitet kuptohet afati i përjetimit të traumës, që zgjat deri në 4 javë. Në qoftë se këto shenja mbeten pas 4 javës, sipas saj “duhet t’ i drejtohemi profesionisteve të shëndetit mendor, jo vetëm psikiatërve por edhe psikologëve”. Rreli thotë më tej se prindërit duhet t'u qëndrojnë më pranë fëmijëve këto ditë, për shkak se janë lehtësisht të prekshëm nga frika. (A2 Televizion)
Psikiatrja: Mekanizmi i frikës është human, përjetimi i traumës normal deri në 4 javë
