Presidenti Meta e quajti publikimin e pagave të qindra mijë qytetarëve si një shkelje flagrante të lirive, të të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të ligjeve dhe të Kushtetutës. Kreu i Shtetit vëren se ky është një rast paligjshmërie i përsëritur, pas skandalit të patronazhistëve. Meta nënvizon se çdo lloj përdorimi i tyre ndryshe nga ai i parashikuar në ligj, “është akt kriminal, që rrezikon paqen sociale duke cenuar sigurinë private të çdo qytetari”. Presidenti i bën thirrje agjencive ligjzbatuese dhe të ndjekjes penale, të vihen menjëherë në lëvizje e të nisin hetimet për të faktuar këtë veprimtari të përsëritur të paligjshmërisë - siç shprehet ai - duke vënë përpara përgjegjësisë autorët. (A2 Televizion)
Publikimi i pagave, Meta: Akt kriminal, rrezikon paqen sociale
