Publikimi i pagave, Prokuroria e Tiranës dërgon grup hetimor në 3 institucione

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 16:02 | Aktualitet

Me shume se 24 orë pas skandalit të publikimit të listës së pagave të janarit 2021 për 630 mijë persona, Prokuroria e Tiranës regjistroi një hetim penal për rastin. Burime zyrtare konfirmuan se hetimi ka nisur për tre vepra penale, “ndërhyrje të në dhënat kompjuterike”, “ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “shpërdorimi i detyrës”. Për shkak të mundësisë së dëmtimit të hetimeve, prokuroria ka urdhëruar marrjen e të dhënave kompjuterike në tre institucionet që zotërojnë data bazën e publikuar, Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe Drejtorinë e Tatimeve. Në të tre këto institucioni kanë shkuar Oficerë të Policisë Gjyqësore për të administruar të dhënat kompjuterike të memorizuara të të gjitha hyrjeve në sistem për kategorinë “pagat janar 2021”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos