Publikohen çmimet e reja të karburanteve, vendoset rekord

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 15:03 | Aktualitet
Publikohen çmimet e reja të karburanteve, vendoset rekord

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve të cilat do të aplikohen nga ora 18:00 e kësaj të premteje.

https://a2news.com/2022/06/17/nafta-arrin-ne-265-leke-per-liter-berisha-cmenduri-dhe-vjedhje-e-qytetareve-te-merren-masa-te-menjehershme/

Nga sot, nafta do të jetë 265 lekë për litër, benzina 241 lekë për litër, duke vendosur rekord. Ndërkohë, gazi do të jetë me 86 lekë për litër.

https://a2news.com/2022/06/17/nafta-265-leke-qeveria-operatoreve-mos-abuzoni-me-cmimet-ju-pezullojme-aktivitetin/

Raporti i plotë

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 265 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 253  lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 229  lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

?Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos