Filmi “Mortal Kombat” do të shfaqet së shpejti, por ndërkohë, “Entertainment Weekly” ka publikuar fotot e para të filmit që bazohet në videolojën e famshme dhe ka zbuluar personazhet që do të jenë pjesë e filmit. Disa prej tyre janë Sub-Zero, Jax, Liu Kang dhe Kung Lao.
Me regji të Simon McQuoid, ky film premton të ketë shumë gjak.
“Gjaku përfaqëson familjen, gjaku përfaqëson lidhjen tonë, gjaku përfaqëson atë që jemi. E kemi përdorur pa kufi në film”, shprehet regjisori australian.
“Kam luajtur Mortal Kombat që kur isha i vogël dhe doja të sillja diçka të re, duke respektuar personazhet e vjetër që i njohim të gjithë”, shtoi McQuoid.
Filmi “Mortal Kombat” do të shfaqet në datën 16 prill në kinema dhe HBO Max. (A2 Televizion)