A2 CNN ka mundur të sigurojë video nga vendi ku u sulmua me armë zjarri makina ku udhëtonin dy efektivët e policisë A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.
Ngjarja është regjistruar në lagjen “Partizani” dhe autorët kanë përfituar nga errësira për të qëlluar efektivët jashtë shërbimit.
Në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja, ndërkohë që vijon puna për kapjen e autorëve. (A2 Televizion)