Publikohet momenti kur helikopteri i presidentit u qëllua me breshëri

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 08:55 | Bota

Një video është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, e cila tregon momentin kur u qëllua me breshëri armësh helikopteri me të cilin ishte duke fluturuar presidenti i Kolumbisë, Iván Duque.

Presidenti Ivan Duque, së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe atë të Brendshëm ishin duke udhëtuar drejt provincës së Santanderit kur ndodhi ngjarja.

Fatmirësisht nga ky incident nuk u lëndua askush, ndërkohë që një hetim ka nisur për ngjarjen.

Presidenti Duque e konsideroi sulmin një akt frikacakësh dhe shtoi se nuk do të trembet asnjëherë nga këto ngjarje terroriste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos