Qeveria etiopiane shpall armëpushimin, rebelët marrin kontrollin e një qyteti

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 07:47 | Bota
Qeveria etiopiane shpall armëpushimin, rebelët marrin kontrollin e

Qeveria e Etiopisë shpall vendosjen e një armëpushimi në rajonin e djegur nga lufta në Tigray, në një kohë kur luftëtarët rebelë morën kontrollin e Mekelles, kryeqytetit të rajonit.

Mijëra rezidentë dolën në rrugët e qyteteve kryesore për të festuar këtë vendim që i dha fund një konflikti të përgjakshëm.

Megjithatë, qeveria nuk e konfirmon se ka humbur kontrollin e qendrës së Tigray 8 muaj pas nisjes së luftimeve.

Konflikti i Tigrayt konsiderohet si një ndër më të dhunshmit në vitet e fundit. Sipas OKB-së, mbi 5 milionë persona kanë nevojë urgjente për ushqime, ndërsa 350 mijë të tjerë janë në varfëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos