
Edhe pse qeveria prej disa vitesh e ka shpallur prioritet arsimin profesional, ende sot nuk ka asnjë hallkë që lidh nevojat e tregut me drejtimet arsimore profesionale.
Kualifikimi jo i përshtatshëm i forcës së punës, që vjen edhe si pasojë e orientimit të gabuar në kurrikulat mësimore në shkollat profesionale, për ekspertë të punësimit e bën perspektivën e të rinjve jo optimiste.
Teksa i vlerëson si tejet të dobishme, Eranda Ymerali kërkon ndërhyrje në arsimin profesional, pasi ekonomia po humb konkurrueshmërinë nga forca e pakualifikuar e punës dhe investitorët po zhvendosen në vende të tjera.
Edhe pse fuqia punëtore e Shqipërisë tani është “në moshën e artë”, mungesa e aftësive profesionale dhe mospërshtatja me kërkesat e tregut të punës po bëhet shkak që modeli ekonomik i vendit të mbesë larg objektivave të dëshiruara. (A2 Televizion)