
Jo më larg se 10 km nga qyteti i Elbasanit, fshati Shushicë, i rrethuar me burime ujore, vuan për ujë. Më shumë se sa për sasinë, banorët në këtë fshat ankohen për cilësinë e ujit. Ata thonë se uji në çezmat e tyre vjen i ndotur e për pasojë nuk mund të konsumohet.
Sipas tyre, dy janë faktorët ndotës të ujit, amortizimi i rrjetit të ujësjellësit në të cilin është investuar gati 40 vite më parë dhe aktiviteti i guroreve në fshat.
Një pjesë e konsiderueshme e familjeve në fshat jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe e kanë të pamundur ta blejnë ujin, duke e pirë të ndotur.
Ndërkohë drejtues të Ujësjellës Kanalizmeve në Elbasan, shprehen se vitin e ardhshëm është parashikuar një projekt në zonën e Shushicës për rehabilitimin e rrjetit të furnizimit me ujë. (A2 Televizion)