Në këto ditë të nxehta vere, pamjet e trafikut që mbizotëron ngado janë të zakonshme. Pushuesit që vërshojnë drejt plazheve, por edhe punimet në disa akse rrugore kanë krijuar radhë të gjata. Çdokush që kalon afër Krujës qëndron për shumë kohë në trafik. “Iu kërkojmë ndjesë drejtuesve të mjeteve, por ky është rrjeti rrugor që duhet riparuar. Nëse do të shtyhen pak më vonë do të jemi po ne që do të mbetemi në kohë të keqe dhe do të bllokohemi nga shiu”, tha drejtori i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola. (A2 Televizion)
Punimet në rrugë rëndojnë trafikun, Policia Rrugore: Shmangim bllokimet në shi gjatë shtatorit
