Një verë krejt italiane për Ferragnezët, të cilët, nuk kanë hequr dorë nga luksi dhe komoditeti. Pas një ndalese në Liqenin Como dhe Pulia, ata rishfaqen në Sardenjë. Udhëtimi me pesë yje me një avion privat për të arritur në Costa Smeralda dhe për të filluar zyrtarisht pushimet familjare.
Ata do t'i kalojnë pushimet në një vilë përrallore prej mbi 650 metrash katrorë me 7 dhoma gjumi, një fushë basketbolli, një pishinë dhe një kopsht të madh me një pamje të jashtëzakonshme dhe me një kosto që, për një natë është rreth 3500 euro.
Nuk ka munguar as një udhëtim në një jaht luksoz me hidromasazh dhe rrëshqitje. Të gjitha të dokumentuara në mënyrë rigoroze në rrjetet sociale. Dhe është vetëm fillimi i një vere të gjatë. (A2 Televizion)