“Pushka AR-15 është si thika zvicerane”... Gjykatësi amerikan rrëzon ligjin për kufizimin e armëve të zjarrit

Nga A2 CNN
5 Qershor 2021, 13:38 | Bota
“Pushka AR-15 është si thika zvicerane”... Gjykatësi

Një gjykatës në Kaliforni ka shfuqizuar një ligj të shtetit që ndalonte blerjen e armëve të zjarrit, duke e përshkruar pushkën popullore në vend, AR-15, si një armë “të mirë për në shtëpi dhe për betejë”. Gjykatësi federal, Roger Benitez, tha se ligji shkelte të drejtën kushtetuese të amerikanëve, konkretisht amendamentin e dytë, për të mbajtur armë zjarri.

Guvernatori Gavin Newsom, e përshkroi vendimin si kërcënues për sigurinë publike. Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta, tha se do ta apelonte vendimin.

Në deklaratën e tij, gjykatësi Benitez shkroi: “Po ashtu si thika zvicerane, arma popullore AR-15, është e përkryer për të mbrojtur shtëpinë dhe atdheun. E mire për në shtëpi dhe për betejë”.

Kufizimet e para të armëve në Kaliforni janë futur që në vitin 1989 dhe shteti mbetet një prej më rigorozëve sa i përket lejeve të armëve të zjarrit në SHBA. (A2 Televizion)

Vendi ku ka më shumë armë sesa njerëz

https://a2news.com/2021/05/28/vendi-ku-ka-me-shume-arme-sesa-njerez/

A2 CNN Livestream

Latest Videos