Liderët e Rusisë dhe Bjellorusisë bashkuan forcat në rrethin e akullt për një fitore deçizive 13-4 në një ndeshje hokeji. Vladimir Putin dhe Aleksandër Lukashenko luajtën në të njëjtën skuadër në Soçi, si shenjë paqeje mes dy presidentëve ndërsa marrëdhëniet mes tyre ishin lëkundur paksa së fundmi.
Përplasja për naftën mes Rusisë dhe Bjellorusisë bëri që Minsku të kërkojë për furnizime alternative duke trokitur deri në derën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por në Bjellorusi, ish-vend anëtar i Bashkimit Sovjetik, shtrihen linjat kryesore të Rusisë që eksportojnë naftë dhe gaz në Europë.
Putin dëshiron të mbajë Minskun në orbitën e tij duke garantuar benefite materiale dhe ekonomike për qeverinë Lukashenko. Por këto praktika i kanë kushtuar Rusisë miliona dollarë dhe ka ndryshuar qasje. (A2 Televizion)