Putin dhe Xi në ndihmë të diktatorit, Rusia dhe Kina pengojnë sanksionet ndaj Koresë së Veriut

Nga A2 CNN
27 Maj 2022, 16:54 | Bota
Putin dhe Xi në ndihmë të diktatorit, Rusia dhe Kina

Rusia dhe Kina kanë vendosur veton ndaj përpjekjes së Kombeve të Bashkuara për të aplikuar sanksione të reja kundër Koresë së Veriut.

Shtetet e Bashkuara mbështetën nismën dhe përpiluan një rezolutë pas dhjetëra raketave balistike të testuara këtë vit nga vendi komunist.

Këshilli i Sigurisë është i përbërë nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve janë të përhershëm: Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

Rezoluta duhej të mbështetej me 9 vota pro dhe asnjë veto nga anëtarët e përhershëm, në mënyrë që të zbatohej. 13 anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurisë votuan në favor të sanksioneve të reja ndaj Koresë Komuniste.

Kjo është përçarja e parë publike mes vendeve me të drejtë vetoje që kur OKB nisi sanksionimin e Koresë së Veriut në vitin 2006.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos