Putin: Kemi një vaksinë të dytë ruse, është e sigurt

Nga A2 CNN
15 Tetor 2020, 13:21 | Bota
Putin: Kemi një vaksinë të dytë ruse, është e

Rusia ka zhvilluar një vaksinë të dytë. Është vetë presidenti rus, Vladmir Putin, që gjatë mbledhjes së këshillit të ministrave, të zhvilluar online, njoftoi lajmin e rëndësishëm.

Sipas tij, vaksina quhet “EpiVacCorona” dhe është zhvilluar nga laboratorët Vektor në Siberi. Sipas zëvendëskryeministres ruse Tatiana Golkova, nga rezultatet e kryera në laborator vaksina e re është treguar si shumë e sigurt.

Gjatë verës, Putin zbuloi testimin e një vaksine të quajtur “Sputnik V” të krijuar nga Instituti Gamaleya, që ishte injektuar te vetë vajza e presidentit.

Raportimet për një vaksinë ruse janë shoqëruar me shqetësime për sigurinë dhe efektin e saj, si dhe hamendësimeve që Rusia nuk i ka zbatuar të gjitha hapat e zhvillimit dhe testimit shkencor. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/08/11/putin-kemi-gati-vaksinen-kunder-koronavirusit-e-ka-marre-nje-prej-vajzave-te-mia/

A2 CNN Livestream

Latest Videos