Putin “nderon” Edward Snowden, i jep nënshtetësinë ruse

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 21:18 | Bota
Putin “nderon” Edward Snowden, i jep nënshtetësinë

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili zbuloi sekretet e operacioneve të mëdha të vëzhgimit të inteligjencës amerikane ka marrë shtetësinë ruse nga presidenti Putin.

39 vjeçari Snowden ka jetuar në ekzil në Rusi që kur ekspozoi programin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë që preku miliona amerikanë në vitin 2013.

Snowden, i cili përballet me akuza për spiunazh në SHBA, nuk ka bërë asnjë koment publik.

Në vitin 2020, mbikëqyrja e NSA e miliona të dhënave telefonike të amerikanëve u shpall e paligjshme nga Gjykata e Apelit në SHBA.

Zyrtarët e lartë të inteligjencës amerikane këmbëngulnin publikisht se NSA nuk kishte mbledhur kurrë të dhëna nga telefonat, derisa Snowden ekspozoi prova për të kundërtën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos