Putin nuk di të ndalet, nënshkruan dekretin: Kherson dhe Zaporozhye, territore të pavarura

Nga A2 CNN
29 Shtator 2022, 23:48 | Bota

Vladimir Putin ka nënshkruar dekretin duke i njohur si territore të pavarura rajonet në Ukrainë të Kherson dhe Zaporozhye, të cilët janë pushtuar nga ushtria e Kremlinit.

Ky dekret i Putin vjen menjëherë pas referendumeve të mbajtura në këto rajonet, të konsideruara gjerësisht një farsë.

Ndërkohë, në sheshin e Kuq të Moskës, pranë godinës së Kremlinit, është ngritur dhe një skenë, ku pritet të zhvillohet një event për festimin e këtyre dy dekreteve. Ky zhvillim vjen pas shpalljes së rezultateve të referendumeve.

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat ruse, qytetarët mbështetën bashkimin me Rusinë me mbi 90 për qind të votave, përveç në Kerson, ku votat pro ishin në nivelin 87 për qind. Por liderët e perëndimit dhe ekspertët e konsiderojnë referendumin të paligjshëm pasi nuk përmbush kriteret bazë dhe shkel haptazi ligjet e Ukrainës dhe ato ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos