Finlanda u mbyll kufijtë rusëve

Nga A2 CNN
29 Shtator 2022, 13:38 | Bota
Finlanda u mbyll kufijtë rusëve

Qeveria finlandeze ka konfirmuar mbylljen e kufirit lindor duke filluar nga mesnata. Që nga ai moment, shtetasit rusë do të mund të hyjnë në Finlandë vetëm për disa arsye të veçanta dhe të vërtetuara, si vizita tek të afërmit, për punë ose për të marrë trajtim mjekësor.

Ministrja e Brendshme finlandeze Krista Mikkonen tha se "të gjitha kërkesat për hyrje do të shqyrtohen individualisht", duke shtuar se kushdo që dëshiron "mund të aplikojë për azil ose të përpiqet të kalojë kufirin ilegalisht. Por ne jemi të përgatitur", tha ministrja finladeze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos