
Një zyrtar i Presidencës franceze tha për Reuters se Vladimir Putin nuk ka ndërmend që t’i japë fund luftës në Ukrainë.
Sot, Presidenti i Rusisë pati një bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron dhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Sipas zyrtarit, liderët e Francës dhe Gjermanisë përsëritën thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm, si kusht për negociata të plota. (A2 Televizion)