
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Perëndimi “nuk do të arrijë” në atë që ai e quajti përpjekje për të dominuar globin dhe për të copëtuar Rusinë.
“Nëse Perëndimi mendon që Rusia do të zmbrapset, atëherë nuk e kupton Rusinë”, tha ai në ditën e 21-të të pushtimit të Ukrainës.
Presidenti gjithashtu pretendoi se “mbajtja e Rusisë në shina” ishte një politikë afatgjatë e Perëndimit dhe se sanksionet ekonomike ishin dritëshkurtër.
Putin tha se Rusia ishte gati të diskutonte statusin neutral të Ukrainës, por kjo nuk do të ndalte Moskën që të përmbushte objektivat e saj ushtarake, që sipas Putinit po ecnin sipas planit. (A2 Televizion)